Sot në qytetin e Vorës u konfirmua rasti i pestë pozitiv me COVID-19, që është një person nga fshati Poro, me histori udhëtimi në Itali. Autoritet e shëndetësisë e kanë mbajtur në monitorim për 10 ditë në kushtet e shtëpisë ku i janë kryer edhe dy teste.
Fillisht nga testi i parë personi në fjalë doli pozitiv, por gjithsesi pati mëdyshje. Më tej u krye edhe një test i dytë që konfirmoi plotësisht se kryefamiljari ishte prekur me koronavirus. Nga testet e kryera bashkëshortja e tij nuk ka reuzltuar pozitive. Çifiti kishte ardhur nga Italia me datën tetë të këtij muaji.