Mbrëmjen e djeshme në Open në celularin e Eni Vasilit mbërriti një sms që gazetarja pretendoi se ishte i Lulzim Bashës. Në mesazh thuhej: Eni, pyeteni Kryeministrin, a është i gatshëm të largohet dhe të më hapërrugën të marr drejtimin e qeverisë?” Petro Koci, zv.ministër i Mbrojtjes ka “zbërthyer” këtë sms të dërguar. “Basha i con sms Enit ti bente pyetjen e tij Rames si te ishte e saj. Ajo se ka kuptuar. E ka lexuar sic i erdhi ne celular. E turperoi pa dashje Bashen. Atehere ai i dergon sms ne tjeter sikur ska qene ai derguesi. Pune babalesh!”, shkruan Petro Koçi.
Kujtojmë se , Basha më pas shkruan një tjetër mesazh që mohon atë të shkruar më parë duke akuzuar zyrat e propagandës së qeverisë se kanë krijuar gjithë këtë hamulli.