‘Tocilizumab’ dhe një medikament që përdoret në trajtimin e HIV/AIDS kanë dhënë deri më tani efekte pozitive. Këtë deklaroi mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, i cili theksoi se ilaç apo vaksinë kundër koronavirusit ende nuk ka, por shtoi se edhe në Shqipëri po përshtaten këto mjekime, të përdorura në Itali, Kinë dhe vende të tjera.
Po në lidhje me medikamentet dhe trajtimet esperimentale?
Pipero: Do doja ta hiqja këtë fjalën eksperiemnt, është e rëndë në kuptimin e mirë të fjalës. Asnjë mjek nuk bën eksperiment me ilacet, kolegët në Kinë, Itali apo vende të tjera kanë përdorur medikamente të ndryshme, qoftë ato me natyrë antivirale, si Tamiflu, apo klorofina apo imunodepresor apo një medicament antiremautizmal, si Tocilizumab, me rezultate të kënaqshme. Të gjitha medikamentet janë bazuar në eksperiencën e gjatë të mjekëve respektivë, apo në principin e tyre aktiv, por duhet të dini që deri tani ende nuk kemi një medikament të aprovuar kundër COVID19, kështu duhet të jemi të kujdesshëm për trajtimet. Dimë që trajtimi i këtij virusi është suportiv është simptomatik, oksigjenoterapia luan rolin kryesor, dhe imuniteti bën kërkesën e rëndësishme në përballimin e sëmundjes. Është edhe një medikament që përdoret në trajtimin e HIV/AIDS që është përdorur me sukses nga kolegët, ndaj në vijimësi të eksperiencave të kolegëve tanë edhe ne po përshtasim këto mjekime.
Dy medikamentet që kanë dhënë efekt deri më tani.
Ai bëri thirrje që qytetarët të mos përdorin asnjë medikament pa konsultën dhe rekomandimin e mjekut.
Është koha për të respektuar këshillat e nëse kanë probleme apo histori udhëtimi të kontaktojnë autoritetet. Pra, nëse kanë temperaturë të lartë, kollë e vështirësi në frymëmarrje të marrin 127, për ti vajtur ndihma apo këshilla në shtëpi.
Mjeku infeksionist Pipero në idhje direkte me News 24./ Tiranapost.al