Shumë e njohin ishullin e Fuerteventura, i dyti më i madh në Kanare, por pak e dinë që ky ishull është shtëpia e një prej plazheve më të mëdha në botë, një plazh që duket se është bërë nga kokoshka, shkruan faqja italiane gazmore fuoriditesta.it.
Emri i saj është ”Playa de Palomitas de Maíz” dhe është një plazh që duket se është i mbuluar në miliona kokoshka të bardha dhe të fryra. Në realitet, këto formacione të çuditshme janë gurë koralesh që janë formuar nga erërat, baticat dhe rrymat.
Ky nuk është një nga tërheqjet kryesore të Fuerteventura, pasi në fund të fundit, kokoshkat prej guri, ato nuk janë saktësisht vendi më i rehatshëm për t’u çlodhur.
Ky plazh ka qenë gjithmonë në këtë mënyrë por ka fituar popullaritet vetëm vitet e fundit, falë rrjeteve sociale (veçanërisht Instagram), ku është reklamuar indirekt përmes fotografive dhe hashtagë-ve