Posta Shqiptare uron qytetarët në Ditën e Verës, ndërsa shpreh krenarinë që në këtë situatë të pazakontë është në shërbim të komunitetit.
“Posta Shqiptare uron që ngjyrat dhe tingujt e mrekullueshëm pranverorë të përtërijnë optimizmin, shpresën dhe gëzimin në familjet dhe zemrën e secilit prej jush”, është mesazhi që përcjell Posta Shqiptare.
Aktualisht sportelet e Postës Shqiptare janë hapur në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Gjithashtu, Posta Shqiptare ofron shërbimin e shpërndarjes së pensioneve në shtëpi për të gjithë pensionistët.
“Jemi krenarë që së bashku me qendrat spitalore, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Policinë e Shtetit, jemi të vetmet institucione shteterore në shërbim të shqiptarëve në këto ditë të vështira”, thuhet në njoftimin e Postës.