Posta Shqiptare në qarkun e Tiranës, ka njoftuar se pensionet do të shpërndahen nëpër banesa. Për çdo paqartësi apo problem, që mund të keni në këto kohë, Posta Shqiptare, ka afishuar dy numrat që janë në dispozicion për t’iu përgjigjur në çdo rast.

“Njoftim i POSTA SHQIPTARE , mbi shpërndarjen e pensionit në banesë Të gjithë pensionistët e Qarkut Tiranë, përveç informacioneve të afishuara në zyrat postare dhe në faqen zyrtare të Postës Shqiptare, për çdo informacion apo paqartësi në lidhje me shpërndarjen e pensioneve në adresë mund të kontaktojnë në numrat e kontaktit të Filialit të Postës Tiranë: 0692285591 0694316998”, thuhet në njoftim.