Mbrëmjen e djeshme në “Santiago Bernabeu” u luajt klasikja e futbollit spanjoll mes Real Madridit dhe Barcelonës.Real Madridi fitoi me rezultatin e pastër 2-0 me golat e shënuar nga Vinicius Junior dhe Mariano Diaz.Suksesin e madrilenëve e ndoqi nga tribuna ish-idhulli i tifozërisë së “Los Blancos”, Cristiano Ronaldo. Portugezi u pa të festonte sikur të ishte akoma lojtarë i Realit golat e shënuar nga ish-shokët e tij.
Për praninë e Ronaldos në Bernabeu u pyet edhe kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos.Në prononcimin për media spanjolle, Ramos u shpreh se është i lumtur që Cris erdhi për të na inkurajuar.Cristiano në Bernabeu? “Jam shumë i lumtur që një ish-koleg erdhi këtu për të na inkurajuar, veçanërisht nëse ai është Cris … Unë jam i kënaqur që ai ndjehet akoma madrilen. Ne e kujtojmë gjithmonë atë”, u përgjigj Ramos.