Ka shkuar në tetë numri i personave që kanë humbur jetën në Greqi, si pasojë e koronavirusit.Mësohet se pak minuta më parë, humbi jetën një 80-vjeçar, në spitalin Papamakaristos në Athinë. Personi që humbi jetën kishte komplikacione nga sëmundje të tjera.

Aktualisht në Greqi ka 464 të infektuar, në një kohë kur qeveria vazhdon shtrëngimin e masave sa i takon frenimit të përhapjes së mëtejshme të Covid-19 në vend.

Nga e mërkura janë mbyllur të gjitha bizneset në vend, me përjashtim të supermarketeve, farmacive, furrave, pikave të shumicës me ushqime, karburanteve dhe bankave.Ndërkohë do të mbeten të hapura portet dhe aeroportet, si dhe urbanet, linjat interurbane, taksitë dhe metroja e Athinës.Po kështu vazhdon hapur parlamenti, por me kufizime përsa i përket numrit të folësve nga çdo parti./tch