Ishte prashikuar për t’u zhvilluar në 12 shtete të Europës me rastin e 60 vjetroit të kompeticionit, EURO2020 u shty për vitin e ardhshëm. Një vendim logjik, duke parë situtatën në të cilën ndodhet Europa, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Vendimi u mor të martën nga UEFA, gjatë një mbledhje urgjente të organizuar në Nyon. Ndërsa sot përmes një postimi në twitter, UEFA ka zyrtarizuar “përkohësisht” datat e reja për Kampionatin Evropian.

Ai do të zhvillohet nga e premtja 11 qershorit deri të dielën e 11 korrikut të 2021.

Autoriteti Evropian i futbollit saktëson që kompeticioni do të quhet EURO2020, edhe pse do të zhvillohet vitin e ardhshëm.

CONFIRMED: Although it will provisionally take place from 11 June – 11 July 2021, will still be known as UEFA EURO 2020.

View image on Twitter