Të shtunën në orën 11:00 do të mbahet një dëgjesë publike për rindërtimin dhe planet e zhvillimit të Shijakut. Njoftimin e dha kryeministri Edi Rama, duke bërë publik për herë të parë se procesi i rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit dhe mbledhjes së 1.15 miliardë euro fonde në Konferencën e Brukselit, do të bëhet përmes një procesi transparent me dëgjesa publike në zonat ku do të rindërtohet.
Takimi i parë për Shijakut do të mbahet në ambientet e palestrës së shkollës “Muharrem Dollaku”. Ndërkohë dy ditë më parë, për herë të parë në mbledhjen e Këshillit Shtetëror të Rindërtimit, ishin të pranishëm edhe vetë donatorët më të mëdhenj për rindërtimin, të cilët do të jenë prezent në çdo hap që do të ndërmerret, edhe më të drejtë vendimmmarrjeje.