Duke ndenjur në shtëpi dy javë do të shpëtojmë dhjetëra jetë dhe mijëra orë pune në kurriz të mjekëve. Ky është mesazhi i profesor Arben Gjatës, i cili u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë në krah të mjekëve, duke qëndruar në shtëpi, si mënyra e vetme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, COVID 19. “Jam i bindur, se si gjithnjë në kohë krizash, punonjësit e shëndetit, nga sanitari dhe barelambajtësi më i thjeshtë dhe deri te profesori apo mjeku më i nderuar, do të jemi bashkë në frontin e parë, për të bërë më të mirën në luftën për jetën e çdo bashkatdhetari!” – thekson Gjata.
“Por përballimi i kësaj situate është së pari në dorën tuaj! Nëse qëndroni dy javë në shtëpi, do të na kursenit mijëra orë pune dhe mbi të gjitha do të shpëtonin dhjetëra jetë! Vetëm së bashku mund dhe do t’ja dalim”, – thekson Gjata.