Gjithë hamendësimet tuaja për Binjakët janë të vërteta. Një shenjë dyfytyrëshe (s’është habi duke pasur parasysh se quhen Binjakët) që ju bën për vete me karizmën e pashoqe. Binjakët besojnë gjithçka që dëgjojnë dhe ky informacion i ri ndikon në mënyrën si i shohin gjërat – pra, një ditë janë miku juaj më i mirë, tjetrën armiku i përbetuar. Meqë Binjakët janë shumë të zotët në krijimin e miqve të rinj, e mira e të mirave do të ishte të mos dinin asnjë informacion komprementues për ju. Mëria më e vogël mund t’ju kthejë në armik të popullit në sytë e të gjithëve, thjesht sepse Binjakët kanë shumë njohje dhe mund t’ju prishin punë lehtësisht.
Gjithashtu, Binjakët nuk pushojnë së foluri, kanë personalitete të zjarrta dhe i bëjnë njerëzit të provojnë gjëra me të cilat ndoshta nuk ndihen rehat. Binjakët reagojnë menjëherë ashtu si ndihen. Nuk dinë të shtiren apo të kamuflojnë ndjenjat.