Nga Mero Baze/
Presidenti po përpiqet të tërheq shumicën në një debat shterp mbi vlerësimet paraprake të Komisionit të Venecias për ligjin e fundit të betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese tek Presidenti.
Komisioni I Venecias ka vlerësuar se mënyra se si janë zbatuar rregullat për zgjedhjen e anëtarve të Gjykatës Kushtetuese, ka krijuar një situatë ku gjithë emërimet, përfshi dhe Marsida Xhaferllari, përveç atij të Besnik Muçit, janë potencialisht antikushtetuese. Vet Bensik Muçi është rrëzuar nga Vetingu .
Tani jemi para situatës, që ose do ta pranojmë këtë mënyrë si janë zgjedhur edhe nga shumica edhe nga Presidenti, ose do tia nisim nga e para.
Por ndryshe nga Presidenti, qëllimi për të ciln shumica ka shkuar në Komisionin e Venecias, nuk është cilësia e vlerësimit, por për të gjetur një zgjidhje zhbllokuese, në kushtet, kur paligjshmërinë e tij, Ilir Meta e kthen në veto.
Për qeverinë nuk ka rëndësi nëse Venecia i jep të drejt, apo ja kundërshton vendimet, pasi ajo nuk e ka sfidën me cilësinë e vendimeve, por me skemën bllokuese të presidentit dhe opozitës për të lënë vendin pa institucione. Vendimet mund tia kthenete dhe gjykata Kushtetuese këtu. Njësoj do sillej, do ti pranonte.
Por skema e presidentit për të bllokuar shtetin ka llogaritur mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe fal saj deshi të shkatërroj zgjedhjet parlamentin tani të sabotoj dhe ngritjen e Gjykatës.
Përpjekja e Presidentit për të lënë vendin pa zgjedhje, pa parlament dhe tashmë pa gjykatë Kushtetuese, ishte arsyeja që shumica shkoi në Vencia. Për të nuk ka rëndësi cilësia e vlerësimit. Fal këshillës amerikane që krizën e 30 Qershorit ta zgjidhte Venecia, Shqipëria shmangu skemën gjakatare të shkatërrimit të zgjedhjeve dhe parlamentit.
Dhe këtë mision Venecia e ka kryer më së miri deri tani.
Për gati një vit ajo është bërë Gjykata Kushtetuese e Shqipëriosë dhe arbtri ynë kushtetues.
Ndryshe nga qeveria, Presidenti e do Venecian si gjykatë të tij, që ta ndihmojë të emëroj njerëz konkret në gjykatë, gra politikanësh të opozitës dhe ushtarë të tjerë të tij, për t’u siguruar se nuk e shkarkojnë. Qëndrimi i tij ndaj Venecias është i njëjtë si qëndrimi ndaj gjyqtarëve që gjykonin kasetën e tij, 9 vite më parë. Njëri I doli kundër, Adrian Dvorani, dhe akoma vazhdon e sulmon.
Ilir Meta është I interesuar ta përdor Venecian për halle personale, për emërime nepotike, për luftë klanesh edhe brenda opozitës, ndaj për të kanë rëndësi vlerësimet.
Të gjithë e mbajmë mend, se si ai ju vërsul Ambasadorit Italian vetëm pse tha që kriza duhet të zgjidhet në Venecia. Të gjithë e mbani mend se si nuk pranoi në takim përfaqësuesen e ambasadës amerikane, vetëm pse tha që krizën e zhbllokon Venecia. Atë e tërbon ideja se dikush mund ta zhbllokojë krizën e legjitimitetit të 30 Qershorit dhe më pas skemën bllokuese të Gjykatës Kushtetuese.
Për shumciën ka rëndësi pikërishtë procesi i zhbllokimit dhe jo ngjyra e vendimit. Për qeverinë ka dhe duhet të ketë rëndësi vetëm rrugëzgjidhja që jep Komisioni i Venecias në kushtet e mungesës së Gjykatës Kushtetuese.
Fal Venecias ne kemi sot legjitimitetin e zgjedhjeve të 30 Qershorit, që Ilir Meta tentoi ti shkatërroj duke ndjellur gjak në vend. Fal Venecias ne kemi sot një gjykim të shëndosh mbi mënyrën se si duhet të zgjidhen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe një vlersim për ligjin e pazakont të shumicës, të cilët të ndodhur para një Presidenti anormal, kanë bërë një ligj, që parashikon, se si duhet të sillet një parlament, kur çmendet Presidenti. Komisioni i Venecias, këshillon të kundërtën, pra na këshillon që herë të tjetër, të mos zgjedhim president të çmendur dhe skemi nevojë të ndryshojmë Kushtetutën. Pra pak a shumë është duke thënë nuk ua ka fajin ndërtesa e bordellos që nuk u ec puna, por ajo që punon brenda saj.
Ndaj dhe shumcia duhet të ik këtij debatit idjot kush fiton nga Komisioni i Venecias. Shumica ka shkuar në Venecia në tre raste, jo për të fituar Apo Humbr diçka, por për ti dhënë rrugëzgjidhje në mungesë të Gjykatës kushtetuese.
Pra në Venecia shumica ka shkuar për të zhbllokuar situatën dhe jo për të bllokuar Marsidën apo Besnikun. Ato janë halle teë ilir Metës. Ndaj shumica është e fituar vetëm nga fakti që procesi nuk mund të bllokohet. Çdo qëndrim tjetër e bën të ngjaj me Ilir Metën, që njëherë thotë “Po më shkarkoi Venecia unë iki vet” dhe kur e shkarkon thotë “Cila Vencia, ajo e Lanës?”