Aktorja e humorit Rudina Dembacaj pak javë më parë bëri publike lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku. Tashmë çifti ka nisur bashkëjetesën dhe karantina prej koronavirusit i ka gjetur bashkë. Ajo iu është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve në Instagram, ku ka zbuluar se si po e kalon karantinën me Markun.

Teksa një ndjekëse i ka shkruar se çifti paraqet shumë pozitivitet, Rudina ka ndarë një fotografi ku shihen duke gatuar shoqëruar me fjalët “Edhe gatuajmë”. Po ashtu ajo i është përgjigjur pyetjes se si e bija e thërret partnerin e saj, duke zbuluar “Xhaxhi Makuuu”.