Sot, në orën 11:00 do mblidhet Konferenca e kryetarëve. Mbledhja do të zhvillohet online, në të cilën do të shqyrtohen aktet normative.
“Konferenca do të zhvillohet me anë të mjeteve të komunikimit elektronik /Cisco Ëebex dhe do të ketë këtë rend dite: Miratimin e kalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 30 mars – 17 prill 2020;
Miratimi i grafikut të mbledhjeve të komisioneve të përhershme parlamentare, për shqyrtimin e akteve normative me fuqinë e ligjit, me anë të mjeteve të komunikimit elektronik/Cisco Ëebex”, njofton Kuvendi.