Në 24 orët e fundit u regjistruan 13 raste të reja me koronavirus në vendin tonë.
Mjeku, Pëllumb Pipero në një lidhje direkte me “News 24” ka thënë se numri i rasteve u dyfishua brenda një dite.
Ai bëri thirrje që qytetarët të rrinë në shtëpi, ndryshe edhe Shqipëria do të shkojë sipas skenarit italian.
Mjeku tha:
“Pas çdo rasti të konfirmuar fshihen 10 apo 15 raste të tjera.
Në këtë situatë pandemie dhe shtimit të rasteve të prekura iu kërkojmë qytetarëve të jenë mirëkuptues dhe të ndjekin udhëzimet e qeverisë.
Ne mjekët shohim vetëm majën e ajsbergut, ndërkohë që ISHP ndjek rastet e kontaktit, ne mjekojmë rastet që na vijnë.
Java që nis është decizive për të parë edhe numrat edhe për të parë efektshmërinë e masave të marra.
E përsëris, nga ky virus askush nuk është i paprekshëm, pavarësisht se dikush ka apo nuk ka komplikacione.
Numri i rasteve është dyfishuar në një ditë, pra sa më shumë të mos zbatojmë masat aq më shumë shtohen të prekurit.
Minimalisht të qëndrojnë në shtëpi është shumë pak për të fituar shumë jetë njerëzish. Nesër do të jetë shumë vonë.
Nesër i afrohemi një hap më shumë skenarit italian, por nëse qytetarët nuk na dëgjojnë, nuk kam ç’tju them më pastaj: Zoti na ruajttë.”