Është botuar sot të Fletoren Zyrtare vendimi që parashikon trajtimin e përkohshëm financiar të anëtarëve të qeverisë.
Ky vendim parashikon përgjysmimin e pagave për një sërë funksionarësh si dhe është hequr shpërblimi mujor anëtarët e Bordeve të këshillave Mbikëqyrës të shoqërive me kapital shtetëror.
Kjo do të zgjasë për tre muaj. Fondi i kursyer prej tyre do të derdhet në fondin antiCOVID-19, të miratuar për vitin 2020.
Kryeministri, Zëvendëskryeministri dhe ministrat, gjatë periudhës së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19 deri në përfundim të saj, por jo më shumë se tre muaj, përfitojnë pagë mujore neto në masën 50% të pagës mujore neto aktuale.
Nëpunësit e institucioneve të administratës shtetërore, të cilët janë anëtarë të këshillave, të bordeve apo të komisioneve të institucioneve të administratës shtetërore, të institucioneve publike të arsimit të lartë, të njësive të fondeve speciale, të ndërmarrjeve shtetërore dhe të shoqërive tregtare me kapital mbi 50% shtetëror, për periudhën nga data 1 prill 2020 deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, por jo më shumë se tre muaj, nuk e përfitojnë shpërblimin mujor përkatës.
Nga COVID-19, por jo më shumë se tre muaj, nuk e përfitojnë shpërblimin mujor përkatës.
Përjashtohen nga vendimi, nëpunësit e institucioneve të administratës shtetërore të cilët janë anëtarë të këshillave, bordeve apo komisioneve të sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.