Nga 43 raste të dyshuara, vetëm dy persona kanë rezultuar të infektuar me koronavirus. Lajmi u bë i ditur sot nga zv. Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli gjatë një deklarate për mediet duke theksuar se numri i të infektuarve ka shkuar në 12. Rakacolli deklaroi se deri tani janë kryer 157 teste për koronavirus.
Zv.ministrja e Shëndetësisë deklaroi gjithashtu se 104 persona janë në vetëkarantinim ndërsa janë izoluar 7 persona të tjerë. Dy rastet e reja janë: Njëri prej tyre ka lidhje me rastin e parë ndërsa rasti i dytë i ri ka të bëjë me një të moshuar në Lushnje i cili ka patur histori uhdëtimi në itali.