Teksa njoftoi për 9 raste të reja me Covid-19, zv/ministrja e shëndetësisë, Mira Rakacolli, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë të vërtetën për udhëtimet e tyre së fundmi. Kjo për shkak se 4 mjekë të infektua së fundmi, me koronavirus, janë infe ktuar nga një pacient që nuk ka treguar të vërteten që kishte ardhur nga zonat e prekura nga virusi. “Në vijim të HETIMIT TË HOLLËSISHËM EPIDEMILOLOGJIK të filluar ditën e djeshme në spitalin “Shefqet Ndroqi”, kanë dalë pozitiv edhe 4 raste personel shëndetësor (një mjek dhe 3 infermierë) të cilët kanë qenë në kontakt me pacientin, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin inf ektiv dhe që, më herët ka qenë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Siç ju kemi njoftuar, nga gjurmimi i kryer, ky pacient është vizituar në spital nga një i afërm që vinte nga Italia, dhe që NUK E KA DHËNË KËTË INFORMACION TEK STAFET MJEKËSORE. Personeli është në gjendje të mirë shëndetësore, PA SIMPTOMA dhe i vetëkarantinuar. Instituti i Shëndetit Publik po vazhdon pa u ndalur hetimi epidemiologjik dhe testimi i rasteve të dyshuara. Nisur nga sa ju informuam, dua të përsëris edhe një herë thirrjen për qytetarët: Telefononi në numrin 127! Jepuni informacion të hollësishëm stafeve mjekësore! Nëse mbani të fshehtë informacionin e lëvizjeve tuaja nga personeli shëndetësor, rrez ikoni të infektoni personelin dhe të afërmit tuaj. SOT ËSHTË DETYRIM që të mbrojmë personelin shëndetësor. Ju lutem qytetarë: Shmangni vajtjet direkte në spitale. Respektoni rregullat e reja! Një thirrje sidomos për të moshuarit mbi 70 vjeç: Ju lutem mos dilni nga shtëpitë!”deklaroi zv/ministrja e Shëndetësisë.