Kryeministri Edi Rama ka ironizuar qëndrimin e opozitës në që protestën anti-qeveritare të presidentit Ilir Meta. Rama tha se PD është katandisur në rolin e figurantit.

“Kujt do ia çonim ne dosjet për të verifikuar pasuritë e atyre që janë d ënuar për gjithë ato vepra të tme rrshme penale, atyre që janë njësh me ata apo atyre vazhdojnë bëjnë kri me me çekanin e drejtësisë. Ka shumë arsye për të kun dërshtuar. Pse bëheni njësh me ata duke e mbështetur përmes godi tjes së qeverisë që po i bie në qafë këtyre të shkretëve. Ejani në vete. Mos i bëni vetes pyetjen “Ku ishe”? Dëgjova një gjë që është shumë interesante. Je i shqetësuar në fytyrë tha parafolësi. E kupton se çfarë i bëre Lulit. Ai nuk shkon lule më lule. Ai është ku rafsha mos u vrafsha, kur bie në duar të mira si ra tek unë. Si mundet që një opozitë e re bëhet servis i Kinostudios Shqipëria e re për të mbështetur Vojo Amerikanin. E keni parë filmin Debatiku. Ishin dy që mblidhnin figurantë që të bëhej vra sja e Colit në një skenë me pleq me plaka dhe në fund vihet ajo muzika që fitoi Coli, pavarësisht se vdiq. Si mund të katandiset PD në këtë formë. Pse rrinë në këmbë për të bërë figurantin. Biri i partisë nuk e përdorte Mi’That Frashëri, as një nga intelektualët e Ballit Kombëtar sepse është produkt i ideologjisë komuniste.

Kur flisni, sikur ktheni mbrapsht pllakën e megafonit. Partia nuk ka bijë dhe bija, partia nuk është nënë. Kur ne ishin bijë të partisë, ku ishte ti. Ata kanë marrë flamurin tani dhe flasin sikur i ka nxjerrë Enveri nga barku. Ju jeni një tufë shërbëtorësh . Ka 30 vjet që ka rënë komunizmi. Rilindni dhe hajdeni me ne ose te Kinostudio do përfundoni me ne. Dëgjoj Hajdarin që Shqipëria nuk ka qenë kurrë kaq k eq. Unë di që kr iminalizimi i një vendi të tërë, përçudnimi i imazhit të Shqipërisë është produkt i kësaj salle dhe i medieve të caktuara. Si mund të thuhet se çdo gjë që ndërtohet këtu është produkt i kr imit. Fole për kri min. Si po lulëzon kr imi, sepse në kokat tuaja ka një boshllëk se çfarë ndodh në Shqipëri, sa më përmend edhe rusët sepse unë isha në Rusi. Ta marrësh vesh, po të shikosh sa vra sje bëheshin në Shkodër dhe të shohësh grafikun, e kupton se nuk po lulëzon por e kundërta është e vërtetë”, tha Rama.