Lulzim Basha ka reaguar sërish ndaj Ramës duke thënë se e pranoi që maskat janë të skaduara.Në një postim në Twitter, Basha i thotë që të sigurojë jetën e qytetarëve pasi nuk jemi në l uftë por në situatë emergjence.“Më në fund e pranoi të vërtetën. M askat janë të skaduara. Si të tilla ato nuk mund të jenë masë mbrojtëse për personelin mjekësor. Edi Rama mblidh mendjen dhe siguro jetën e qytetarëve! Lëri lojrat e fjalëve dhe fokusohu tek problemi kryesor që kanë sot shqiptarët. Nuk jemi në lu ftë, jemi në situatë emergjence që kërkon seriozitet dhe përgjegjshmëri. Dhe jo shfaqje me m aska të skaduara mbi fytyra të skaduara”, shkroi Basha.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Edi Ramës në Twitter. Shefi i qeverisë shkruan se Shqipërisë në këtë situatë i duhet kursyer avazi politik.“Nëse ty s’të duket lu ftë kjo e njeriut me vi rusin e panjohur,quaje gjendje e jashtëzakonshme a si të duash! Po vare të paktën atë fyell në mur e kurseja Shqipërisë avazin politik,se s’është koha për politikë kjo, po ora për t’i shërbyer popullit me forcën e shembullit njerëzor!” – thotë Rama mbrëmjen e së martës.