“Asnjëherë nuk do të arrish në fund të udhëtimit, nëse çdoherë ndalesh të pushosh një qen që leh”, citoi sot Kryeministri Edi Rama, duke zgjedhur të tjera fjalë të çmuara për të përcjellë mesazhin e tij.

Ishin këto fjalë të kryeministrit të Britanisë së Madhe, Winston Churchil, që kryeministri Rama përcolli mëngjesin e sotëm përmes rubrikës “Fjalë të Çmuara”. Duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet botërore, Kryeministri Rama ka përcjellë këto muaj apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.