“Dashuria fillon duke u kujdesur për më të afërmit”. Me këtë shprehje të njohur të Nënë Terezës e ka nisur mëngjesin sot kryeministri. Duke marrë shkas nga situata në fjalë, ku sot ka nisur dhe ‘shtetrrethimi’ 3 ditor në Tiranë dhe në Durrës, në kuadër të masave kundër koronavirusit, kreu i qeverisë vjen me mesazhin sensibilizues.
Kujtojmë se prej ditësh qeveria i ka bërë thirrje qytetarëve që të kufizojnë lëvizjet për të mbrojtur veten dhe familjarët e tyre.