Ndërkohë që vendi është përfshirë nga ankthi i prekjes nga koronavirusi, kryeministri Rama ka dalë mëngjesin e sotëm me një mesazh të fortë. Prej disa ditësh po bëhet thirrje që të tregohet kujdes për ta parandaluar përhapjen e mëtejshme të këtij virusi që ka ngritur në këmbë gjithë botën. Mirëpo jo të paktë janë ata shqiptarë që po tregohen mospërfillës ndaj këtyre thirrjeve të vazhdueshme dhe po kërcënojnë jo vetëm jetën e tyre, por edhe të atyre që i rrethojnë.

Rama shkruan nëpërmjet fjalëve të Martin Luther King se mospërfillja ndaj të keqes është e barasvlershme me të qenit bashkëpunëtor me të keqen. “Mospërfillja ndaj të keqes është e barazvlefshme me të qenët bashkëpunëtorë”, janë fjalët e mençura të Martin Luther King që kryeministri Rama ka shpërndarë mëngjesin e sotëm.