Pas publikimi të propozimeve nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar edhe kryeministri Rama. Përmes një postimi në “Twitter”, Rama shkruan se mirë virusi, po nuk e lë rehat as 7×7=42-shi (duke iu referuar Bashës) me masat fantastike, duke i përsëritur në gjumë. “Mirë virusi e mirë gjithë ky mal me halle mbi kokën e popullit, po s’të le as 7×7=42-shi me masat fantastike që i përsërit duke folur në gjumë! Fli o xhan fli se të erdhi dita po pas duarve laj edhe sytë që ta kuptosh se je zgjuar e mos i tregosh miletit si duket virusi nga hëna!”, shkruan Rama.

MIRË VIRUSI E MIRË GJITHË KY MAL ME HALLE MBI KOKËN E POPULLIT, PO S’TË LE AS 7X7=42-shi ME MASAT FANTASTIKE QË I PËRSËRIT DUKE FOLUR NË GJUMË! FLI O XHAN FLI SE TË ERDHI DITA PO PAS DUARVE LAJ EDHE SYTË QË TA KUPTOSH SE JE ZGJUAR E MOS I TREGOSH MILETIT SI DUKET VIRUSI NGA HËNA!

— Edi Rama (@ediramaal) March 17, 2020