Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të ketë mbyllje të kufijve, pasi sipas OBSH për të mbyllur kufinjtë duhet të jesh në disa kushte specifike të cilat Shqipëria nuk i ka. “Ka pasur shumë shenja të panikut, dikur nga rastet e tjera përmes forumesh të pacertifikuara komunikimi. i Vetmi burim që duhet ndjekur është ai zyrtar.
Eksperienca që ne e kemi ndjekur herë pas here edhe në bazë të qarkoreve që jepen nga OBSH tregon se në të gjithë ato vende ku ka prevaluar vetëpërmbajtja ka pasur më shumë sukses. OBSH kundërshton mbylljen e kufijve. Është thënë nga burime të pacertefikuara se duheshin mbyllur kufinjtë. Si tregojnë eksperiencat e të gjitja vendeve mbyllja e kufijve është masë shumë drastike e lidhur me të dhëna specifike që Shqipëria sot nuk i ka. Ne planin e veprimit e kemi në tryezë”, u shpreh Rama.