Kryeministri Edi Rama reagoi pasi kryeministri kosovar, Albin Kurti deklaroi heqjen e pjesshme të tarifave me Serbinë. Rama iu përgjigj direkt ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili kri tikoi Kurtin për vendimin. “Me patu rpësi Ramushi ka nisur ba ltosjen e Albin Kurtit! Albini mund të jetë gjithçka po kurrë nuk është shërbëtor i Serbisë! Uroj të mos tutet prej su lmeve të ulëta për heqjen e taksës që shka tërroi reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe vi ktimizoi Serbinë në sytë e botës!
Kurrë nuk është dëgjuar një i diotësi më e madhe se sa predikimi që taksa do sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe asgjë s’i ka bërë më shumë dëm Kosovës,se sa ajo taksë e kthyer nga një thirrje për vëmendje ndaj shkeljeve të CEFTA-s nga Serbia, në një litar në fytin e Kosovës! Albin Kurti është në rrugën e duhur! Heqja e taksës do jetë dita e parë e tij si kryeministër në zyrë, jo më si lider opozite në zyrën e kryeministrit! Do t’i duhet të përballet me etiketën e “tra dhëtarit” po ani, ajo etiketë i dallon udhëheqësit e paqes nga statujat e lu ftës,” shkruan Rama.