Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të LDK-së, Isa Mustafa. “Ja kështu është kur njeriu bie pre e titujve të deformuar, sepse unë s’e kam thënë e as kam menduar të të quaj “tinëzak”! Ashtu sikundër nuk kam thënë që është folur për “miniShengenin” në tryezat e procesit të Berlinit, përkundrazi e kam shpjeguar qartë edhe këtë”, shprehet Rama.

Gjithashtu Rama në reagimin e tij ndaj Mustafës e ka cilësuar si të saktë përcaktimin nga ana e tij se Shengeni Rajonal është fiks hapësira e përbashkët ekonomike plus lëvizja e lirë e njerëzve, dhe duke qenë darkord Rama ka theksuar se prandaj ta bëjmë dhe pikë. “Je i saktë, je pajtuar për “hapësirën e përbashkët ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor”! Fiks këtë thashë edhe unë dhe Shengeni Rajonal është fiks kjo, hapësira e përbashkët ekonomike plus lëvizja e lirë e njerëzve, kështu që jemi krejt dakord prandaj ta bëjmë dhe pikë”-, tha Rama.

Isa Mustafa është shprehur se “kemi biseduar për Unionin Doganor të Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për Tregun e Përbashkët të këtyre vendeve. Në emër të Kosovës i kam kundërshtuar në të gjitha takimet. I ka kundërshtuar edhe Mali i Zi. Jemi pajtuar në Procesin e Berlinit për Hapësirën e Përbashkët Ekonomike të Vendeve të Ballkanit Perëndimor”. Gjatë emisionit televiziv, Kryeministri Rama tha se “në të gjithë Proesin e Berlinit kam qenë me Isa Mustafën. Këto gjëra janë dakordësuar në tavolinë me gjithë partnerët e tjerë. Se kam dëgjuar Isa Mustafa të thotë një fjalë për këtë, që të thotë që jemi kundër kësaj”.

“Kemi rëndë dakord në Procesin e Berlinit, për unifikimin e dokumenteve etj. Kjo është për Shqipërinë dhe Kosovën një histori suksesi, se çfarë do fitojë Serbia nuk më intereson fare. Por unë s’do humb vetë, që të humbi dhe Serbia”,- tha Rama.