Kryeministri Edi Rama njofton se nga dita e nesërme do të mbyllen të gjitha kufijtë me Greqinë, pervec levizjeve me vetura individuale.

Rama shkruan në një mesazh të shkurtër në “Facebook” se nga e shtuna në orën 10:00 mbyllen të gjitha hyrje-daljet me Greqinë, si linjat ajrore, ashtu edhe ato tokësore me autobus.

? DUKE NISUR NGA DITA E NESËRME NË ORËN 10.00 MBYLLEN HYRJE – DALJET ME GREQINË PËRMES LINJAVE TË TRANSPORTIT AJROR DHE TOKËSOR ME AUTOBUS! FRIKË ASPAK, KUJDES PO!