Kryeministri Edi Rama deklaroi pasditen e së enjtes se askush nuk e di se kur do të çlirohemi nga “makthi” i koronavirusit.“Ka edhe disa allasoj që thonë ja Trump, Merkel dhe të tjerët hapën thasët. Po unë që duhet ti dëgjoj të gjithë duke lundruar me sy në komentet tuaja që  më mbyllen në 3 apo 4 të mëngjesit. 

Unë jam sot këtu, që kjo luftë e ktheu popullin në një familje. 

Jo unë, por askush në botë, nuk e dimë se deri kur vazhdon kjo luftë prandaj edhe plani ynë do të jetë,

 A me një rezervë B dhe një C dhe nëse armiku nuk do të largohet për 6 muaj do të vijmë te një plan D, Zoti e di se cfarë forme ka një plan D. Askush nuk e ka një plan të shkruar. 

Të gjithë besojnë se kjo cudi do të zgjasë 3 muaj. Me të dalë ku të dalë nuk dalim nga shtëpia nesër dhe të biem në një gropë të hapur që të mos dalim as për tre vjet. 

Plani që do të zbatojmë nuk është ecje qorrazi. Plani unë është nga poshtë lart me kategori dhe shtresat, për më të dobëtit”, tha Rama.