Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me krerët e komuniteteve fetare në vend, për të diskutuar në lidhje me masat që duhet të merren në lidhje me ceremonitë fetare dhe të sensibilizohen besimtarët që të ruajnë vetën dhe të tjetër. ‘Mos shkoni aty ku ka epidemi, por nëse epidemia vjen aty tek ju mos lëvizni. Ky është i gjithë thelbi i kësaj epidemie’, tha Rama.Kryeministri tha se drejtuesit e komuniteteve fetare të inkurajojnë të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike të qëndrojnë në shtëpi, pasi janë shtresa që epidemia e koronavi rusit tregohet më agr esive.“Nuk jemi në një situatë ku të bëhet fjalë për mbyllje të kishave dhe xhamive. kërkohet që ju të sensibilizoni besimtarët më të moshuar dhe ata me së mundje kronike që të qëndrojnë në shtëpi, pasi janë shtresa më vurnerabël dhe kjo sëmundje tregohet më agr esive pikërisht me ta. Inkurajoni personat e tillë të qëndrojën në shtëpi“, tha Rama.Pasja kujdes me rregullat bazë si mos takimi me njerëzit dhe distanca një metër, Rama tha se kërkohet një thyerje e ritualeve fetare në mënyrë që të frenohet përhapja e koronav irusit. Rama u kërkoi komuniteteve fetare që të shmanget puthjet, përqafimet apo lutjet ku besimtarët qëndrojnë shumë ngjitur me njëri-tjetrin.

‘Edhe në mbledhjet ku keni më shumë besimtarë duhet të tregoni kujdes që këto rregulla, pavarësisht se thyejnë ritualet fetare duhet të respektohet si puthja e dorës, përqafimi apo falja shumë ngjitur njëri me tjetrin. Është mirë që këto masa të transmetohen nga ju krerët e feve që të sensibilizoni besimtarët. Ky është një v irus i panjohur, por nuk po flasim për murtajë. Më vjen mirë që jeni sensibilizuar të gjithë edhe me besimtarët dhe hoxhallarët, myftinjtë e tjerë”, u shpreh kryeministri.Në lidhje me përhapjen e pa nikut, Rama tha se shqiptarët nuk duhet të kenë f rikë, por duhet të tregohen të kujdesshëm, ndërsa përsëriti rregullin që çdo person që dyshona po vjen nga zonat e pre kura të vetëkarantinohet dhe të telefonojë 127 dhe të mos shkojnë të ala rmuar në spitale.‘Fri ka është gjëja e gabuar, por kujdesi është gjëja e duhur. Nuk duhet të bimë në pesimizëm. Mos shkoni aty ku ka epi demi, por nëse ep idemia vjen aty tek ju mos lëvizni. Ky është i gjithë thelbi. Çdo person që vjen nga zonat e pre kura duhet të vetëkarantinohet, kush ka shenjat të mos al armohet dhe të telefonojë 127 dhe të mos vrapojë në spitale. Më të rrezi kuarit janë të moshuarit dha ata me së mundje kronike. Fëmijët i kalojën më lehtë. Shkollat u mbyllën për të frenuar përhapjen e koronavi rusit’, tha Rama me krerët e komuniteteve fetare.