Teksa kryedemokrati Lulzim Basha tha sot se maskat e mjekëve kanë skaduar që në vitin 2011, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Edi Ramës. Ky i fundit në Twitter shkruan se opozita po kërkon të bëjë politikë me koronavirusin, si në rastin e tërmetit.

“Ka vetëm një palë maska të dëmshme në Shqipëri: Maskat e atyre që dhe kur ky vend lufton me jetën nën gërmadhat e tërmetit apo me një virus kërcënues për planetin, s’ndalen së kërkuari pushtet me shpifje, sherr,rrëmujë! Po përsëri Shqipëria do t’ia dalë sepse shqiptarët s’janë vetëm!” – shkruan Edi Rama.