Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një video të përgatitur nga ambasada italiane në Tiranë, me një sërë mesazhesh sensibilizuese për Italinë.

Por ajo që bie në sy është se në video janë përfshirë edhe mesazhet e opozitarëve, kritikë të ashpër të qeverisë së Ramës, veçanërisht të planit për menaxhimin e situatës nga pandemia e koronavirusit.

Nga ish-kryeministri Sali Berisha, Lulzim Basha, Oriola Pampuri dhe Petrit Vasili, janë vetë disa nga politikanët opozitarë, mesazhet e të cilëve janë përfshirë në videon 1 minutë e 30 sekonda që mbyllet me mesazhin “Faleminderit Shqipëri”.