Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me planin që do të ndërmerret për t’i bërë ballë koronavirusit.

“Nesër futet në fuqi shtetrrethimi, që do të jetë në fuqi deri mesnatën e së dielës. Por cfarë do të ndodhë më pas?“Ne do të ndjekim qasjen e përshkallëzimit strikt, për të ngadalësuar maksimalisht shpërndarjen e vir usit.

E përsëris, nuk është ideja të bëjmë sa më shumë teste, të kapim me teste të gjithë ata që kanë korona, koronën do ta marrin masivisht si një virus gripi, por njësoj si me virusin e gripit, siç tregon eksperienca e Kinës, 80% e jona nuk do ta marrin vesh kurën e patën apo nuk e patën.

Ju e dëgjuat kancelaren gjermane që tha 70% e gjermanëve do të preken nga koronavirusi”,tha Rama.