Komisioni Evropian, ditën e sotme, ka publikuar progres raportin për Shqipërinë. Lajmin e bëri të ditur Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në një reagim në Facebook. Raporti i Komisionit, edhe njëherë, rekomandon çeljen e pakushtëzuar dhe të menjëhershme të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

“Ne do të fillojmë menjëherë një fushatë komunikimi politike e diplomatike me vendet anëtare për t’i bindur për nevojën e çeljes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë.”-theksoi Kryediplomati Cakaj në statusin e tij. Cakaj gjithashtu, shprehu angazhimin e plotë të qeverisë, në reformat rrënjësore të ndërmarra e në drejtim të Bashkimit Evropian.