Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me videon e mëhershme ku policia shpërndante grupe njerëzish që nuk respektornin rregullat në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi. Në video Rama shkruante se pamjet vinin nga Spanja por në postimin e fundit ai ka sqaruar se sapo ka marr vesh që pamjet vijnë nga Algjeria. “E postova jo pa qëllim pas mesazhit tim të sotëm, ku ju thashë hapur se nuk do të ketë më asnjë tolerancë nga forcat e rendit.Tani marr vesh që qenkan pamje nga Algjeria! Ndjesë sinqerisht për pasaktësinë e paqëllimshme, që paska frymëzuar edhe një deklaratë gjithë akuza e budallallëqe të Partisë Demokratike! Rashë edhe unë njëherë viktimë e “qytetarit dixhital”- shkruan kryeministri. Ai ka kërkuar ndjesë për ngatërresën por megjithatë ka theksuar se nuk do të ketë asnjë tolerim për shkelësit e rregullave që vënë në rrezik jetët e të gjithë qytetarëve të tjerë.
Postimi i plotë:
Videon e postuar diku më parë, ku shkruhet se ka ndodhur në Spanjë, ma dërgoi një mik shqiptar nga Italia, i cili padiskutim ashtu e dinte dhe i dëshpëruar me ca pamje sot paradite në tregjet e Tiranës, më shkruante “Shikoje ç’bën policia në Spanjë”! E postova jo pa qëllim pas mesazhit tim të sotëm, ku ju thashë hapur se nuk do të ketë më asnjë tolerancë nga forcat e rendit. Tani marr vesh që qenkan pamje nga Algjeria!
Ndjesë sinqerisht për pasaktësinë e paqëllimshme, që paska frymëzuar edhe një deklaratë gjithë akuza e budallallëqe të Partisë Demokratike! Rashë edhe unë njëherë viktimë e “qytetarit dixhital”?? Por, duke qenë se as “qytetari” në fjalë, as unë dhe as shumica dërrmuese e juaja që ka komentuar pozitivisht në atë postim, nuk kemi pasur hallin e vendit të ngjarjes, po kemi hallin e madh të nevojës për reagimin e domosdoshëm me zero tolerancë kundër atyre që na rrezikojnë të gjithëve, me sjelljen e tyre të papërgjegjshme, postimi nuk do të lëvizë nga vendi (natyrisht duke hequr fjalën Spanjë) dhe mesazhit të tij i qëndroj 100% pa asnjë diskutim!
Video që kryeministri rama kishte postuar më herët: