Përhapja me shpejtësi e korona virusit në Itali ka bërë që vendi të kalojë në një gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa momentalisht ndeshjet e Serisë A është vendosur që të luhen pa praninë e tifozëve.
E tillë ishte edhe mbrëmja e sotme e Derbit të Italisë mes Juventusit dhe Interit, që u ndoq vetëm nga stafet respektive të të dy skuadrave dhe më tepër se një super-përballje, ngjante me një ndeshje stëvitore.
Ende pa filluar mirë ndeshja, Cristiano Ronaldo u bë protagonist me gjestin e tij, që bëri xhiron e botës, pasi kur mbërriti në “Allianz Stadium” vuri re menjëherë mungesën e atmosferës që krijojnë tifozët.
Ndeshja do të luhet pas dyerve të mbyllura për shkak të shpërthimit të korona virusit në Itali
Megjithatë gjatë ecjes për në dhomat e zhveshjes portugezi hapi dorën si të donte të përshëndeste publikun, që mbrëmjen e sotme ishte vetëm në imagjinatën e CR7-ës, pasi në korridore dhe shkallët e stadiumit mungonte.
CHIUDETE TUTTO PERCHÉ ABBIAMO UN VINCITORE: CRISTIANO RONALDO pic.twitter.com/HXZpUTvrKF
— denise | #finoallafine (@_deenise19) March 8, 2020