Albin Kurti ka reaguar ndaj të dërguarit të Donald Trump, Richard Grenell, i cili tha se Albin Kurti e kishte gënjyer sy më sy, për heqjen e taksës me Serbinë.

Kurti thotë se Grenell e ka takuar dy herë, por asnjëherë nuk ka premtuar heqjen e taksës.

“Me ambasadorin amerikan në Berlin, z. Richard Grenell, jam takuar dy herë. Takimi i parë ishte më 9 tetor 2019, në ora 13:45, në Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë.

Takimi i dytë ishte më 23 janar 2020, në ora 10:30, në selinë qendrore të LVV. Në takimin e parë me mua ishte z. Glauk Konjufca.

Në takimin e dytë me mua ishin z. Glauk Konjufca dhe znj. Fitore Pacolli-Dalipi. Të dy herët, z. Grenell e kam shikuar në sy.

Por, asnjëherë nuk i kam thënë që do ta heqim tarifën 100% pa reciprocitet. Është për t’u përshëndetur dhe inkurajues deklarimi i qartë i sotëm i ambasadorit Grenell kundër planeve për shkëmbim territorial”, shkruan Kurti.

(TemA)