Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një njoftimit, informon përdoruesit e rrugës mbi situatën e akseve rrugore në vend, pasi gjatë natës ka patur reshje bore dhe reshje me intensitet të lartë shiu në veri dhe jug të vendit.“Qarkullimi vazhdon normalisht. Drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore”,- thuhet në njoftim.