Reshje të shumta kanë përfshirë qarkun e Elbasanit në 24 orët e fundit, ndërsa të gjitha strukturat janë në gatishmëri.Prefekti i qarkut të Elbasanit, Maksim Malaj në një prononcim për ATSH-në bëri të ditur se deri tani nuk ka përmbytje dhe se situata po monitorohet vazhdimisht për të ndërhyrë për evakuimin e njerëzve dhe kafshëve, në rast përkeqësimi të situatës.
Edhe në Hidrocentralin e Banjës, sipas Malajt, situata nuk paraqitet kritike. Aktualisht tha ai, shkarkohet vetëm 60 m3 për sekondë , ndërsa rezervuari i HEC-it është mbi 1 m nën pikën kritike.Në qarkun e Elbasanit, sipas informacioneve të marra nga specialisti i Drejtorisë së Ujit e Kullimit në ujëmatësin e ndodhur në Cengelaj, Pajovë niveli i ujit të lumit Shkumbin është jo në parametra kritikë dhe deri tani nuk përbën rrezik për përmbytje banesash e rrezik për njerëzit.