Kryeministri Edi Rama paralajmëron gjoba deri në 5 milionë lekë për të gjitha bizneset, farmacitë dhe tregtarët, që kanë ab uzuar me çmimet këto ditë, duke shfrytëzuar situatën e krijuar nga koronavirusi.

Në një mesazh në ‘Facebook’, kreu i qeveris paralajmëron bizneset dhe farmacitë, se nëse do ta përsërisin këtë lloj abuzimi, do iu mbyllet subjekti për 6 muaj.

Mesazhi i Ramës:

? RRITJA ABU ZIVE E ÇMIMIT TË SHITJES TË TË GJITHA MALLRAVE DHE PRODUKTEVE USHQIMORE, BARNAVE, PAJISJEVE MJEKËSORE DHE SHËRBIMEVE, NË KRAHASIM ME ÇMIMIN E TYRE NË SHITJE TË RREGULLT TË TREGTUAR NË MUAJT PARAARDHËS NGA DATA E HYRJES NË FUQI TË KËTIJ AKTI NORMATIV DHE PËR PRODUKTET SEZONALE, SIPAS ÇMIMIT TË TREGTUAR NË TË NJËJTËN PERIUDHË KOHORE TË VITIT PARAARDHËS NGA DATA E HYRJES NË FUQI TË KËTIJ AKTI NORMATIV, KUR NUK VJEN SI PASOJË E ÇMIMIT NGA IMPORTI I TYRE, DËNOHET ME GJOBËN 5 000 000 (5 milionë) LEKË PËR SHITJEN ME SHUMICË DHE 100 000 (njëqind mijë) PËR SHITJEN ME PAKICË. NË RAST PËRSËRITJEJE SUBJEKTIT I MBYLLET VEPRIMTARIA PËR 6 MUAJ.