Pezullimi i të gjitha garave në Itali, përfshirë edhe Serie A, ka bërë që të mendohen shumë opsione sesi do të përfundojnë kampionatet.Sfida më e madhe Federatës së Futbollit të Italisë është se çfarë do të vendoset me kampionatin e futbollit, kur dihet se përhapja e koronav irusit është jashtë çdo kontrolli.Franceso Ghirelli, president i Lega Pro pas lar gimit nga takimi i jashtëzakonshëm i thirrur nga FIGC, ka folur për të gjitha opsionet se si mund të përfundohen sezonet në Itali.

“Momentalisht jemi duke grumbulluar idetë se si mund të pro cedojmë dhe Brenda datës 23 mars do të ketë një vendim final. Ideale do të ishte të shtyhej Kampionati Europian me disa ditë, që të fitonim kohë, por nuk përjashtohet as opsioni i organizimit të një Play Off-i për të shpallur fituesin e Serisë A”, deklaroi Ghirelli.