Dy javë nga përb allja e kthimit me Napolin, e vlefshme për 1/8 finale të Champions-it, ndjenja e shqe tësimit është e dukshme te Barcelona. Humbja në “El Clasico” ka lënë shenja të dukshme në mor alin e suadrës Blaugrana, e cila duhej të regjistronte hum bjen e tretë në 10 ndeshjet e menaxhimit të ri nga Quique Setién. Larg të qenit emocionues, për momentin, plani i rrugës së pasardhësit të Ernesto Valverde nuk ngjall optimizëm.
Ai hu mbi ndeshjen kundër Athletic Bilbao, çka i kushtoi elimi nimin e parakohshëm nga Kupa e Mbretit, dhe dy ndeshje jashtë, në La Liga, kun dër Valencia dhe Real Madrid, të cilët përfaqësuan, të paktën në letër, dy riv alët më të fortë që ka takuar deri më tani. Prandaj, mak thi i ndeshjes së kthimit me djemtë e Gattuso dhe i elimi nimit nga Liga e Kampionëve, trofeu më i lakmuar për Messin dhe shokët e tij, është prezent në “Camp Nou”. Dhe pastaj, me kreun e La Liga-s së humbur, bashkë me për pla sjen direkte kundër merengues-ve, rivalëve të përjetshëm, situata do të bëhej vërtet dra matike për Blaugrana-t.
Megjithë vështirësitë objektive, Quique Setién ka përfunduar në qendër të një mijë e një polemikave, se nuk po përçon dot stab ilitet në një ekip të prekur nga dëmt ime të rëndësishme dhe mungesa alternativash dinjitoze në këtë pjesë të sezonit. Madje, sikurse thotë “Catalunya Radio”, në 50 ditët e tij të para në stolin e Barçës nuk e ka fituar dot besimin e dhomës së zhve shjes…