Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka falënderuar publikisht ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, për ndihmën që shtetit amerikan do t’i ofrojë Shqipërisë dhe vendeve të tjera të prekura nga COVID-19.
Përmes një postimi në Twitter, teksa ka shpërndarë mesazhin e ambasadores Yuri Kim, Balla ka pohuar se marrëdhëniet mes dy popujve dhe dy qeverive janë të rëndësisë parësore dhe strategjike.
Sipas Ballës, SHBA është aleati dhe partneri strategjik i Shqipërisë. Kujtojmë se SHBA ofroi 100 milion dollar për Shqipërinë dhe vendet e prekura nga virusi vdekjeprurës.
Thank You @USAmbAlbania për mbështetjen & vëmendjen në këto ditë të vështira për ne, për ju dhe gjithë globin në përballjen me #Covid_19 Marrëdhëniet mes dy popujve tona & ato mes dy qeverive janë të rëndësisë parësore dhe strategjike. SHBA janë aleati dhe partneri ynë strategjik.