Pas përfundimit të mitingut që thirri sot Ilir Meta, ka ardhur edhe reagimi i parë nga SHBA.Ambasadorja Yuri Kim shprehet se mbështet manifestimet paqësore, por ka një sqarim.Ajo thotë se pavarësisht flamurit amerikan që u valëvit në protestë, SHBA-të nuk kanë lidhje me këtë zhvillim.“U befasova kur pashë flamurin amerikan në “manifestimin” e sotëm. Për të shmangur çdo konfuzion, dëshirojmë të sqarojmë se ndërsa SHBA mbështesin të drejtën e protestës paqësore, ne nuk kemi asnjë lidhje me manifestimin” – thotë Yuri Kim në Twitter. Gjatë mitingut të sotëm, Ilir Meta deklaroi se për të SHBA-të janë në plan të dytë dhe se vendin e parë e ka Shqipëria. “Unë SHBA-në e dua, por kur interesat e saj nuk cënojnë ato të Shqipërisë” – tha Presidenti