Ambasadorja amerikane, Yuri Kim me anë të një reagimi në mediat sociale ka shkruar se procesi i pranimit në Bashkimin Evropian dhe reformat që kërkohen do ta bëjnë Shqipërinë një vend shumë të fortë. Ajo ka shtuar se SHBA shpreson që Bashkimi Evropain të thotë “Po” për Shqipërinë. “Procesi i pranimit në BE – dhe reformat që kërkon – do ta bëjnë Shqipërinë më të fortë. Shpresojmë që BE të thotë PO për Shqipërinë” shkruan Yuri Kim.

Kim ka shpërndarë edhe një postim të Oliver Varhelyi ku shkruan se Komisioni Evropian i qëndron rekomandimeve për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe se shpreson që vendimi pozitiv të merret javët e ardhshme.