DASHI 21. mars – 20. prill
Venusi vetë do kujdeset posaçërisht për jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Ai do krijojë mundësitë e duhura për të kaluar momente romantike dhe pasionante. Beqarët do kenë mundësi për takime, por do jenë ende në mëdyshje për hapat që duhet të hedhin. Buxheti do mbetet i njëjtë si një ditë më parë kështu që mundohuni të bëni sa më shumë kujdes.
DEMI 21. prill – 21. maj
Do jeni shumë sipërfaqësore gjatë kësaj dite dhe nuk do i ofroni partnerin ngrohtësinë e duhur. Marrëdhënia mes jush nuk do jetë ashtu si e keni pritur. Beqarët më mirë të mos ëndërrojnë shumë gjatë kësaj dite sepse yjet nuk do i favorizojnë. Buxheti nuk do jetë i keq, por një shpenzim i papritur në pasdite mund të sjellë disa tronditje të vogla.
BINJAKET 22. maj – 21. qershor
Hëna do sjelle qetësi absolute gjate kësaj dite dhe ju nuk do ndiheni keq për asnjë moment. Nuk do i prekni aspak temat delikate dhe do mendoni vetëm si t’ia kaloni sa me mire me partnerin. Beqaret do kenë mundësi serioze për te realizuar takimet qe kane ëndërruar dhe zemra do ju ndihet e plotësuar. Plutoni do ju ndihmoje me financat dhe do ju beje me te logjikshëm.
GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik
Dita e sotme do jete me e bukur se me pare. Pranë partnerit do ndiheni me te plotësuar dhe gati për te pranuar propozimet qe ai ju ka bere. Beqaret do joshin pafundësisht dhe ne disa raste mund te bëjnë gabime te pafalshme. Jo çdo gjë do ju ece si e kishit ëndërruar. Ne planin financiar duhet te përfitoni nga mbrojtja e Jupiterit per te bere pak me shume ekonomi.
LUANI 23. korrik – 22. gusht
Sot duhet te bëni shume përpjekje për te ruajtur qëndrueshmërinë ne jetën tuaj. Mundohuni te jeni me te kuptueshëm dhe te pranoni se edhe vete keni gabuar. Për beqaret priten me shume mundësi për flirte dhe aventura te përkohshme. Me financat mos u tregoni te pamatur nëse nuk doni te mbeteni me financa shume te pakta. Nëse fillojnë problemet zor se do e riktheni gjendjen si me pare.
VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator
Venusi do jete planeti me i favorshëm për ata qe janë ne një lidhje. Përfitoni për t’u afruar edhe me shume me partnerin e pse jo edhe për te zgjidhur pengjet e se shkuarës. Beqaret do duan t’i bëjnë gjerat shpejt e shpejt dhe do gabojnë rende. Ne planin financiar sido qe te vijnë punët nuk duhet ta humbisni realizmin dhe optimizmin. Problem kane te gjithë, por lum ata qe dine t’i kalojnë.
PESHORJA 24. shtator – 23. tetor
Venusi do sjelle gëzim dhe hare ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Me partnerin do jeni ne te njëjtën linje dhe nuk do debatoni as për gjene me te vogël. Beqaret do ndihen gati te provojnë dhe aventura te shkurta vetëm për te mos qëndruar me vetëm. Financat do jene goxha te mira kështu qe edhe ndonjë investim te vogël mund ta kryeni pa pasur asnjë lloj frike.
AKREPI 24. tetor – 22. nëntor
Dite shume pasionante dhe intensive ka për te qene kjo e sotmja. Nuk do keni aspak debate me njeri-tjetrin përkundrazi do i harroni edhe ato qe keni pasur dikur. Ju beqaret do jeni nder ata qe do guxoni dhe nuk do ju dridhet qerpiku as për te ndërmarrë rreziqe. Ne planin financiar yjet do ndikojnë shume negativisht dhe mezi do arrini te shlyeni edhe detyrimet.
SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor
Nëse keni një lidhje me shume gjase do debatoni ashpër me partnerin tuaj. Nuk do jeni aspak ne një linje me idetë dhe mund te thoni edhe gjera te gabuara. Beqaret nuk do joshen aspak nga aventurat kalimtare sado pasionante te jete ato kështu qe kane për te mbetur ende vetëm. Sektori i financave ka për te qene shume me i stabilizuar nga disa dite me pare dhe do ndiheni te lumtur për këtë gjë.
BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar
Zemra juaj do ndihet shume mire gjate kësaj dite kështu qe do ndiheni gati edhe për te hedhur hapa me tej. Nuk do fiksoheni kot pas te metave elementare dhe do e shihni te ardhmen se bashku me më tepër optimizëm. Beqaret me ne fund do marrin guximin dhe do e shprehin dashurinë. Buxheti do jete i mire megjithatë mos tentoni te bëni shpenzime te pallogaritura.
UJORI 21. janar – 19. shkurt
Gjate ditës se sotme do mendoni te bëni disa ndryshime ne jetën tuaj ne çift. Mendojini gjerat shume mire para se te hidhni hapa ne mënyrë qe te mos pendoheni me pas. Beqaret nuk do dine si ta joshin dike qe pëlqejnë dhe duke u munduar gjate dikush tjetër do ua kaloje. Shpenzimet kryejini me sa me shume maturi gjate kësaj dite nëse nuk doni qe ne një moment te mbeteni keq.
PESHQIT 20. shkurt – 20. mars
Dite e mbushur me entuziazëm dhe hare do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjate gjithë kohës do ndiheni mire pranë njeri-tjetrit dhe thelle brenda vetes do e kuptoni se doni te plakeni se bashku. Beqaret duhet te jeni sa me vigjilente qe te munden sepse persona shume interesante do ju kalojnë pranë. Financat do jene mjaft inkurajuese dhe nuk do gjendeni aspak ne vështirësi.