Është e mundshme që coronavirusin, së paku, siç konstatojnë ditëve të fundit ekspertët, e keni kaluar duke qëndruar në këmbë. Ekspertët theksojnë që ekziston mundësia që disa persona janë shëruar nga coronavirusi edhe përpara se të ktë nisur epidemia zyrtarisht.
Nëse keni pasur forma të buta të këtyre simptomave, thotë Telegrafi, me siguri e keni kaluar sëmundjen me sukses. Hulumtimi i realizuar në Universitetin e Oksfordit tregoi se ka disa shenja të qarta që e tregojnë këtë:
Infeksioni i syve
Hulumtimi i ri ka treguar që infeksioni i syve, si p.sh. konjunktiviti, mund të jetë simptomë e koronavirusit.“Dihet se cdo infeksion i traktit të sipërm respirator mund të rezultojë me konjunktivitin viral si me komplikacione dytësore, e ky është rasti dhe koronavirusin”, theksojnë shkencëtarët që shtojnë se konjunktivi nuk mund të jetë për cdo rast simptomë e vetme por do të jetë shfaqur dhe me ethe, kollë apo ndonjë shenjë tjetër.
Kolla e thatë
Një ndër simptomat më të shpeshta dhe më të njohura të koronavirusit është pikërisht kolla e thatë.
Lodhja mendore
Edhe pse kjo nuk është e njohur zyrtarisht si simptomë e koronavirusit, disa pacientë të infektuar e kanë paraqitur këtë simptomë.
Temperatura
Pos kollës së thatë, edhe kjo është tregues më i shpeshtë i koronavirusit, por mund ta keni kaluar me aq.
Vështirësi në frymëmarrje
Ndjenja e shtrëngimit në gjoks dhe pamundësia që të merrni frymë thellë gjithashtu shfaqen si simptoma.Humbja e shqisës së dëgjimit dhe nuhatjes
Kohë më parë Asociacioni Britanik i Otorinolaringologjisë ka paralajmëruar që humbja e shqisës së dëgjimit dhe nuhatjes mund të jenë simptomë e koronavirusit.
Problemet me stomakun
Ka rezultuar që nga 204 të infektuar, të cilët kanë marrë pjesë në studim, 48,5 për qind të tyre kanë paraqitur shqetësimet e stomakut dhe diarrenë si simptomë.
Lodhja fizike
Edhe një simptomë e koronavirusit.Organizmi i shëndoshë me imunitet të fortë është në gjendje që ta përballojë vetë formën e lehtë të këtij virusi, ndaj s`do ta kuptoni që e keni pasur.
Për cdo rast megjithatë, për të qenë të sigurtë, mirë është t’iu përmbaheni të gjitha masave të mbrojtjes dhe vetizolimit.