Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë. Bëhet fjalë për një 85-vjeçar nga komuna e Podujevës. Rastin e ka konfirmuar vetë djali i të ndjerit, i cili ka thënë se babi i tyre ka ndërruar jetë.

Viktima është babai i të infektuarit që ka ardhur nga Italia. Ndërkohë edhe familjarët kanë bërë të ditur për vdekjen e tij.
“Ju njoftojmë se sot me 22.03.2020 ndërroi jetë baba jonë Halim Haliti, ju njoftoj për ceremoninë e varrimit do të bëhet vetem nga familja e ngushtë. E di që shumë familjarë, miq dhe shokëve që ka pas baba për të marrë pjesë në varrim, po për shkak të situatës së fundit e cila është përhapur edhe në Kosovë dhe ruajtjes së shëndetit tuaj, varrimi do të bëhet vetëm nga ne familja e ngushtë. Me respekt familja Haliti!”, thuhet në njoftimin mortor.

Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 31. Qeveria po bën vazhdimisht apel te qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe ta mbajnë higjienë.