Shifra tronditëse vijnë nga Italia, teksa janë shënuar 969 viktima nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 9134 numrin total të viktimave nga COVID-19.
Kjo është shifra më e lartë e regjistruar deri më tani, ndërsa Italia është kthyer në vatrën më të rrezikshme të përhapjes së koronavirusit.
Ndërkohë, autoritetet fqinje raportojnë se numri i të infektuarve ka shkuar në 86 498, ndërsa mbi 10 mijë të prekur janë shëruar.